Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden thika të improvizuara

Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden thika të improvizuara

Kontrolle të befasishme janë zhvilluar paraditen e sotme në ambientet e regjimit të brendshëm të Burgut të Fierit. Rreth orës 09:30, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DAP) ushtruan kontrolle në dhomat e banimit dhe në ambientet e përbashkëta të qëndrimit të të dënuarve. Gjatë kontrolleve janë konstatuar dhe sekuestruar sende të palejuara, si thika të improvizuara, vatër gatimi, tela dhe materiale të tjera të ndaluara. Sipas burimeve, kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e incidenteve brenda institucionit penitenciar.