Kontrolle kundër ndotjes akustike, Policia: Muzika me volum të lartë do të ndëshkohet
Asnjë vizitor apo turist nuk do të shqetësohet nga volumi i lartë i muzikës në lokale, kryesisht pranë zonave bregdetare. Policia e Shtetit po zhvillon kontrolle në të gjithë vendin, për të evidentuar çdo ndotje akustike në territor dhe të ndëshkojë këdo që shkel normat e lejuara. Në një postim në rrjetet sociale ministri i brendshëm, Besfort Lamallari shprehet se zhurma nuk është argëtim dhe kurrsesi s’mund të jetë shqetësim për askënd që zgjedh të pushojë në vendin e tij apo dhe turistët të cilët zgjedhin bukuritë e bregdetit shqiptar. “Zhurma nuk është argëtim dhe kurrsesi s’mund të jetë shqetësim për askënd që zgjedh të pushojë në vendin e tij apo dhe turistët të cilët zgjedhin bukuritë e bregdetit shqiptar por jo decibelët shurdhues.Policia e...
Burimi:
javanews.al