Konflikt mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona

Konflikt mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona

  Një konflikt mes dy familjeve në fshatin Dedaj të Pukës ka përfunduar me plagosjen e dy personave. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja lidhet me një konflikt të hershëm mes familjeve Shkreli dhe Istrefi, i cili dyshohet se ka nisur për motive pronësie. Në lidhje me ngjarjen, në komisariatin e Policisë është shoqëruar Fatjon Shkreli, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së konfliktit. Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.