Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë
Një konflikt mes disa personave në afërsi të Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, ka ndodhur mbrëmjen e së hënës. Një prej tyre ka mbetur i plagosur pasi konflikti ka agravuar deri në përdorimin e thikës. Ari Islamaj është plagosur te rruga “Forsina Plaku” afër 21 Dhjetorit. Aktualisht, ai ndodhet tek Trauma pasi ka marrë plagë në gjoks. Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes, teksa ka identifikuar autorin e personat e përfshirë në ngjarje.
Burimi:
javanews.al