Kokainë në vezë Kinder/ Udhëtoi nga Shqipëria drejt Belgjikës, arrestohet i riu
Një trafikant droge mendonte se kishte gjetur një mënyrë origjinale për të shitur kokainë pa u vënë re: ai e fuste drogën në një vezë ‘Kinder Surprise’. Megjithatë, ai u kap në flagrancë të shtunën në mbrëmje në qytetin e Liege në Belgjikë GVA 23-vjeçari u ndalua gjatë një kontrolli rutinë të shtunën rreth orës 9:30 të mbrëmjes, raporton gazeta La Dernière Heure. I dyshuari po ngiste makinën dhe nuk mundi të paraqiste dokumentet e nevojshme. Por vëmendja e oficerëve të policisë së Liège u tërhoq nga një vezë ‘Kinder Surprise’. Pas inspektimit, policia zbuloi se brenda vezës kishte kokainë. Kur kontrolluan telefonin e tij celular, ata arritën të nxjerrin përfundimin nga mesazhe të ndryshme se personi po shiste drogë. I dyshuari mohoi se po...
Burimi:
syri.net