Kokainë e cilësisë së mirë dhe me çmim të ulët, mafia shqiptare pushton Zvicrën
Mafia shqiptare ka pushtuar tregun e Ticinos (Zvicër, pranë kufirit italian), nëpërmjet një rrjeti të gjerë tregtarësh të rinj, të njohur si “cavallini” apo “kuajt e drogës”. Të rinj, shpesh të papunë, mbërrijnë në Itali nga Shqipëria me aeroplan ose tren, pastaj hyjnë në Ticino, shpesh me një makinë me qira. Ata qëndrojnë për disa muaj, aq sa duhet për të shitur drogën që u dorëzohet nga organizata në këmbim të një page mujore prej 500-1,000 frangash, të cilën mund ta shpenzojnë ose t’ua dërgojnë familjeve të tyre. Po të ardhurat nga shitja e drogës? Ato shkojnë për organizatën. Më 29 prill, një 24-vjeçar shqiptar u arrestua në Capolago me 54 gramë kokainë. Ky është vetëm rasti i fundit në një seri të gjatë, informon...
Burimi:
syri.net