KLP hap garën për pasuesin e Olsjan Çelës, kandidatët kanë 30 ditë kohë për të aplikuar
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare kandidatët kanë 30 ditë afat për të bërë aplikimet. Mandati i kryeprokurorit Olsjan Çela mbaron në dhjetor të këtij viti, ( 5 dhjetor 2026). Prokurori i Përgjithshëm, ka mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi. Njoftimi i plotë: Bazuar në nenin 148/a, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 22, 29 dhe 30 të Ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë ” i ndryshuar, nenet 3 dhe 4, si dhe Kreun III, të Vendimit të Këshillit nr. 50, datë 19.03.2019, “Mbi kriteret dhe procedurën për zgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë”, me...
Burimi:
javanews.al