Kjo është shqiptarja që humbi jetën në aksidentin në Francë, bashkëshorti dhe dy djemtë u plagosën

Kjo është shqiptarja që humbi jetën në aksidentin në Francë, bashkëshorti dhe dy djemtë u plagosën

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur më 22 qershor 2026 në Francë, i ka marrë jetën bashkëvendases Besire Kolgeci-Baraliu. Lajmin e hidhur e ka dhënë faqja e fshatit Bukosh. Sipas njoftimit, në të njëjtin aksident kanë mbetur të lënduar edhe bashkëshorti i saj, Lulzim Baki Baraliu, si dhe dy djemtë e familjes. Ata po marrin trajtim mjekësor në një spital në Bazel, ku ndodhen nën kujdesin e stafit shëndetësor. Lajmi për vdekjen e Besire Kolgeci-Baraliut ka pikëlluar familjarët, të afërmit dhe bashkëfshatarët e saj, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e rëndë. Familjeve Baraliu dhe Kolgeci u janë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të më të dashurës së tyre, ndërsa për të lënduarit janë bërë urime për shërim të plotë dhe sa...