“Kërcet” arma në Elbasan, një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku dyshohet se një person ka tentuar të vrasë me armë zjarri një grua brenda ambienteve të një lokali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50 dhe ka shkaktuar panik tek qytetarët që ndodheshin në lokal në atë moment. Nga të dhënat paraprake mësohet se personi i dyshuar është afruar pranë gruas dhe më pas ka nxjerrë një armë zjarri, të cilën e ka drejtuar ndaj saj. Raportohet se autori është person me precedent të mëparshëm penal.Dinamika e plotë e ngjarjes mbetet ende për t’u sqaruar. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse i dyshuari ka qëlluar me armë apo nëse ngjarja është parandaluar përpara se të kryhej qitja. Fatmirësisht, nga informacionet e...
Burimi:
javanews.al