Kërcënoi me armë pas një konflikti në lokal, arrestohet i riu në Kamëz

Kërcënoi me armë pas një konflikti në lokal, arrestohet i riu në Kamëz

Një 23-vjeçar në Kamëz është arrestuar pasi dyshohet të ketë kërcënuar me armë zjarri disa persona pas një konflikti të ndodhur në një lokal (ngjarje e ndodhur më 17 prill). Në pranga ka rënë shtetasi A.H., 23 vjeç, i cili ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të kanosur dy persona të tjerë. Sipas njoftimit të policisë, në konflikt janë përfshirë gjashtë persona gjithsej, pesë prej të cilëve janë shpallur në kërkim. Pronari i lokalit sakaq është vënë nën hetim, pasi nuk ka kallëzuar rastin pranë autoriteteve. Materialet i kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore. “Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “Details”. Zbardhen rrethanat e konfliktit të ndodhur tre ditë më parë, në ambientet e jashtme të një lokali, në Kamëz. Identifikohet, kapet dhe...