Kërcënoi me armë lodër, shoqërohet në Polici një person

Kërcënoi me armë lodër, shoqërohet në Polici një person

Pasditen e sotme një person është shoqëruar nga Policia e Durrësit, pasi kërcënonte më armë e dyshuar lodër, në lagjen nr. 1, në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, i shoqëruari dyshohet se ka kanosur me armë lodër një person tjetër, i cili sipas informacioneve ishte fqinjë me autorin e dyshuar. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende nën hetim, ndërsa pritet informacion zyrtar nga Policia e Durrësit.