Kavajë/ Mbajtën të mbyllur punonjësit e Tatimeve në një resort në Golem, arrestohen administratori dhe katër punonj

Kavajë/ Mbajtën të mbyllur punonjësit e Tatimeve në një resort në Golem, arrestohen administratori dhe katër punonj

Policia e Kavajës ka arrestuar pesë persona, të dyshuar për mbajtjen të mbyllur të punonjësve të Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve brenda ambienteve të një resorti në Golem. Në pranga kanë rënë: Saimir Ndreca, 34 vjeç, administrator i resortit; Zaho Jaçaj, 56 vjeç, shef finance; Artan Kasa, 56 vjeç, shef i sigurisë; Hamid Sula, 64 vjeç, punonjës i sigurisë; Bujar Agolli, 57 vjeç, punonjës i sigurisë. Sipas policisë, ata akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Arrestimet u kryen pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët deklaruan se më 18 korrik 2026, gjatë ushtrimit të detyrës, janë penguar dhe janë mbajtur të mbyllur për një kohë të konsiderueshme brenda ambienteve...