Kapet me 2 kallashnikovë dhe municion luftarak 43-vjeçari në Fier
Policia e Fierit ka arrestuar 43-vjeçar nga Levani për armëmbajtje pa leje. Në operacionin e koduar “No Guns” u vu në pranga Vasil Osmani. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi 2 armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak. Sipas policisë armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo në ngjarje të mëparshme kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
Burimi:
javanews.al