Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Policia e Shtetit dhe Dogana në Portin e Durrësit kanë zbuluar disa raste të dyshuara gjatë kontrolleve të ushtruara në automjete dhe udhëtarë që vinin nga Italia. Gjatë verifikimeve në disa mjete të mbërritura me tragetet e linjës Ankona–Durrës, janë gjetur katër gurë të dyshuar si diamante, një sasi e dyshuar lënde narkotike e llojit kokainë, si dhe një pajisje elektronike për detektimin e metaleve të çmuara. Në një nga automjetet, autoritetet konstatuan një valixhe ku ndodhej aparatura detektuese dhe aksesorët përkatës. Ndërkohë, në një rast tjetër gjatë kontrollit fizik të një shtetasi, u zbuluan katër paketime transparente me gurë të ngjashëm me diamantet. Po ashtu, në një automjet tjetër u gjet një sasi e dyshuar kokaine e fshehur në veshje të vendosur në kabinën...
Burimi:
opinion.al