Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

Një person ka mbetur i plagosur këtë pasdite në zonën e Shkallnurit, në Durrës. Burime nga policia thanë për ABC News se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në këtë zonë, Lagjja 13. Të njëjtat burime saktësojnë se i plagosuri është qëlluar nga një person tjetër me mjet prerës (thikë). Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet. Ndërkohë, i plagosuri është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë konflikt, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.