73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit fatal të së premtes, ku humbi jetën një 73-vjeçar, ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rritjen e sigurisë rrugore. “Aksidentet ndodhin nga shpejtësia e madhe e makinave. Ne kërkojmë të vendoset sinjalistika rrugore. Kur dalim lart e poshtë jemi të frikësuar. Mezi kalojnë fëmijët për te shkolla. Këto ditë është pushim, por kur fillon shkolla mezi i nxjerrim nga frika. Ne duam të vendosen kamera, sepse ato e ulin shpejtësinë. Për ndriçimin, shyqyr, kanë vendosur.” “Shumë, shumë e rrezikshme. Edhe policia nuk bën asgjë. Kalojnë me shpejtësi, bëjnë gara dhe asgjë nuk bëhet. Ka gati dy vjet që djali ynë...
Burimi:
sot.com.al