Kapen armë në autobusin kosovar në Hungari, kompania akuzon një rrjet të organizuar
Një autobus i kompanisë Pranvera Tours në Kosovë, është ndalur nga autoritetet hungareze, në dalje të autostradës M5 në Balastya, nën dyshimin se përmes tij po futeshin armë ilegale në territorin e Hungarisë. Për këtë rast, i cili ka ndodhur në fund të qershorit, mediat atje kanë publikuar pamje dhe kanë raportuar se doganierët i kanë kapur disa revole nën ulëset pranë shoferit, që dyshohet se ishin të fshehura me tre qese cigare pa pullë akcize. Hetuesit hungarezë kanë marrë në pyetje dhe më pas e kanë ndaluar njërin nga shoferët e autobusit, 42-vjeçar, i cili dyshohet për veprën penale të “Keqpërdorimit të armës së zjarrit ose municionit”. Klankosova.tv ka kontaktuar edhe kompaninë, të cilët e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se...
Burimi:
syri.net