Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

Gazetari Adriatik Doçi ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër deputetit dhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Në kallëzimin e datës 30 korrik 2026, Doçi kërkon që SPAK të verifikojë Shehajn për veprat e dyshuara penale të deklarimit të rremë ose fshehjes së pasurisë, fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Akuzat e ngritura në dokument përbëjnë pretendime të kallëzuesit dhe ende nuk janë provuar nga organet e drejtësisë. Kallëzimi mbështetet në analizën e deklaratave të pasurisë së Shehajt për periudhën 2021–2025, si dhe në dokumente kadastrale, tregtare dhe financiare që lidhen kryesisht me pasuritë dhe veprimtarinë e tij ekonomike në Itali. Në qendër të kallëzimit është një vilë në Forte dei Marmi. Sipas dokumentit, në deklaratën...