Jorgo Goro rikthehet në burg, ish-kryebashkiaku i Himarës mbetet 6 muaj e 10 ditë në qeli

Jorgo Goro rikthehet në burg, ish-kryebashkiaku i Himarës mbetet 6 muaj e 10 ditë në qeli

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është rikthyer sërish në qeli dhe do të vuajë edhe 6 muaj e 10 ditë burg, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila rrëzoi kërkesën e tij për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit deri në shqyrtimin nga Gjykata e Lartë. Vendimi lidhet me dosjen ku Goro është shpallur fajtor për tjetërsimin e një prone në favor të ish-kryetarit të komanduar të Bashkisë Himarë, Arqile Bollano. Apeli i Posaçëm kishte konfirmuar më herët dënimin prej 2 vitesh burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar është ulur në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Pas përllogaritjes së kohës së vuajtur dhe vendimeve gjyqësore, SPAK urdhëroi rikthimin e tij në burg. Goro ishte arrestuar fillimisht...