Ja çfarë përmban kredia 302 milionë USD nga SHBA për Shqipërinë, zbardhen detajet e marrëveshjes
Foreign Military Financing (Financimi ushtarak i huaj) i njohur si FMF, është programi përmes të cilit Shqipëria do të marrë 302 milionë dollarët e parashikuar në marrëveshjen e miratuar sot. Ky program parashikohet nga Akti i Kontrollit të Eksportit të Armëve dhe u mundëson vendeve partnere të përshtatshme të blejnë artikuj, shërbime dhe trajnime të mbrojtjes së SHBA-së. Është Sekretari i Shtetit ai që përcakton se cilat vende do të marrin FMF-në, së bashku me shumat përkatëse. Ndërsa, Sekretari i Mbrojtjes ekzekuton programet e Financimit përmes Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes, me seli në Pentagon, dhe lëshon grante dhe kredi për marrësit që plotësojnë kriteret në përputhje me Aktin. Bisedimet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen e kredisë kanë nisur që...
Burimi:
javanews.al