Ish-themeluesi UÇK: Dritan Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant! Unë s’kam qenë eprori i tij

Ish-themeluesi UÇK: Dritan Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant! Unë s’kam qenë eprori i tij

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka komentuar pjesëmarrjen e Dritan Goxhajt në UÇK. Ai tha se pjesëmarrja e tij është shumë lehtë e verifikueshme. “Pa uniformë ka qenë. Po ajo ka qenë periudha e demilitarizimit të UÇK-së, nuk ka qenë koha kur është luftuar. Unë nuk e di, nuk di vërtet, nuk i di nëpër beteja kush ka marrë pjesë. E kam parë në televizor që janë disa që kanë të drejtë me fol më shumë se sa që e dinë, por sidoqoftë është çështje që verifikohet. A e di nën komandën e kujt ka qenë, le ta tregojë kë e ka pasur komandant, pastaj është e verifikueshme. Unë s’kam qenë eprori i tij, as s’kam biseduar...