IKMT shemb objekte ndërtuar pa leje brenda zonës së mbrojtur në Berat

IKMT shemb objekte ndërtuar pa leje brenda zonës së mbrojtur në Berat

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kreu sot shembjen e një objekti 3 katësh dhe disa strukturave prej muri në qytetin e Beratit. Objekti dhe strukturat pa dokumentacionin përkatës ligjor ishin ndërtuar brenda zonës së mbrojtur e cila është e shpallur me Vendim të Këshillit të Ministrave. IKMT mbetet e vendosur të mos tolerojë asnjë rast të shkeljes së ligjit në territor.