Identifikohet viktima e aksidentit në Shkodër

Identifikohet viktima e aksidentit në Shkodër

Policia ka bërë të ditur identitetin e personit që humbi jetën në aksidentin e ndodhur në unazën perëndimore të qytetit të Shkodër. Sipas njoftimit zyrtar, viktima është Shkëlqim Krasniqi, 62 vjeç, banues në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, një automjet përplasi fillimisht një person që po lëvizte me biçikletë dhe për pasojë u përplas edhe me një automjet që ndodhej para tyre. Përplasja ka qenë tepër e fortë, ku ndërroi jetë personi që ishte në biçikletë dhe u plagosën rëndë dy shoferët e makinave, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.