Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes në një lavazh në Fier

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes në një lavazh në Fier

Policia e Fierit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes pranë një lavazhi në Fier. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në lagjen “15 Tetori”, ku 25-vjeçari Albi Kajolli plagosi me thikë 35-vjeçarin, pas një konflikti. Njoftimi Fier Zbardhet ngjarja e ndodhur pak orë më parë në lagjen “15 Tetori”, Fier, ku u plagos me mjet prerës (thikë) shtetasi E. G., 35 vjeç. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe vijon punën për kapjen e tij. Pas njoftimit se në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur i dëmtuar shtetasi E. G., 35 vjeç, i cili dyshohet se ishte plagosur me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti. Shërbimet e Policisë kanë ndërmarrë menjëherë veprime për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Si rezultat i...