I shpallur në kërkim, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj! Pritet ekstradimi në Shqipëri

I shpallur në kërkim, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj! Pritet ekstradimi në Shqipëri

Biznesmeni Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim, është ndaluar në Francë, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj. Burime bëjnë me dije se ndaj Beqirajt, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve të SPAK. Pas arrestimit në territorin francez, pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me autoritetet e drejtësisë. /vizionplus.tv