I mituri humbi jetën në pishinë, arrestohet pronari i kompleksit në Gjirokastër, shoqërohen 7 persona
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Gjirokastër, ku 15-vjeçari A. P humbi jetën teksa po lahej në një pishinë private pranë fshatit Mashkullor. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Vangjel Shumeli, është arrestuar pronari, njëherësh administratori i kompleksit të pushimit ku ndodhi tragjedia. Bëhet fjalë për shtetasin E.K., i cili, sipas hetimeve paraprake, mbulonte edhe funksionin e përgjegjësit për sigurinë në ambientet e pishinës. Arrestimi i tij është kryer me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë paradites së të mërkurës (10 qershor) në një kompleks pushimi përgjatë aksit nacional Gjirokastër-Tepelenë. Sipas të dhënave paraprake, adoleshenti kishte shkuar në pishinë së bashku...
Burimi:
javanews.al