I kërkuari nga SPAK del në videot e telefonatave para policëve/ Inez Hajrulla u kërkon: Largohuni nga lokali

I kërkuari nga SPAK del në videot e telefonatave para policëve/ Inez Hajrulla u kërkon: Largohuni nga lokali

Një episod i pazakontë është raportuar në Vlorë, ku një kontroll i Policisë për muzikë të lartë dyshohet se ka përfunduar me një videotelefonatë mes efektivëve dhe Inez Hajrullës, person i shpallur në kërkim në kuadër të një hetimi të SPAK. Sipas raportimeve mediatike, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20 të 1 gushtit, në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Efektivët kishin shkuar për të verifikuar ankesa për muzikë me volum të lartë në disa subjekte të zonës. Gjatë kontrollit në një prej lokaleve, një person që u është prezantuar policëve si menaxher i subjektit u ka zgjatur telefonin, ku po zhvillohej një videotelefonatë në WhatsApp me Inez Hajrullën. Sipas të njëjtave burime, Hajrulla u ka kërkuar efektivëve të largoheshin dhe të mos vijonin kontrollin në...