I gjetën armë zjarri me vete, arrestohet në Rinas Aurel Deliu, pjesë e grupit të Marklen Hakës
Forcat Shqiponja arrestojnë në Rinas 34 vjeçarin Aurel Deliu, banues në Nikël, pjesë e grupit të Marklen Hakës. Ai u kap me armë zjarri pistoletë me vete teksa ishte duke lëvizur me një automjet. Mësohet se i riu ishte në shoqërinë e një tjetër personi në momentin që u ndalua për kontroll nga forcat Shqiponja. Aurel Deliu është person me precedent dhe i skeduar më herët nga policia. Në vitin 2021 ai u arrestua në Tiranë bashkë me një tjetër person dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Ndërsa në atë kohë nuk iu bindën urdhrit të policisë për tu kontrolluar. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv