I dha celular Veliajt gjatë shoqërimit në paraburgim, lirohet nga qelia punonjësi i Policisë së Burgjeve
Është liruar nga qelia Fatjon Baçi, punonjës i Policisë së Burgjeve, i akuzuar se kishte ndihmuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke i dhënë një telefon celular gjatë shoqërimit të tij nga IEVP Durrës drejt gjykatës. Në pretencën e saj, SPAK ka kërkuar dënimin e Baçit me 5 vite burg. Për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burg. Gjithashtu, është kërkuar pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burg dhe vendosja e tij në shërbim prove.
Burimi:
syri.net