Teste droge për zyrtarët në Francë, largohen disa punonjës! Kryeministri Lecornu: E bëra për siguri

Teste droge për zyrtarët në Francë, largohen disa punonjës! Kryeministri Lecornu: E bëra për siguri

Sébastien Lecornu FRANCË-Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, kishte njoftuar disa javë më parë se do të zhvillohen testime të papritura dhe të paparalajmëruara për droga në ministri, një vendim që shkaktoi debat të madh. Tani njoftohet për pushimet e para nga puna. Sipas agjencisë së lajmeve DPA disa punonjës ministrish janë detyruar të largohen nga detyra pasi rezultatet e testeve të tyre dolën pozitive. Lecornu e konfirmoi këtë në një intervistë për revistën "Paris Match”. "Shumë thonë se e bëra këtë për të dhënë një shembull në Francë. Kjo është e vërtetë. Por mbi të gjitha e bëra për arsye sigurie”, deklaroi Lecornu. Ai theksoi se shumë prej punonjësve të testuar kanë qasje në informacione jashtëzakonisht të ndjeshme, ndaj përdorimi i drogës përbën rrezik për sigurinë dhe funksionimin e...