I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar në Tiranë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim/nënshtrim. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Bekim Nikolli, i cili u arrestua në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë. Shtetasi në fjalë ishte dënuar me 13 vite burg nga Gjykata e Apelit në Napoli. “Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet FAST Albania dhe FAST Itali, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin, “FAST Albania”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, në zonën e Institutit Bujqësor, në Tiranë, dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Bekim Nikolli, 48 vjeç, banues...