I dënuar me 11 vjet burg, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë 40-vjeçari
Policia e Durrësit ka arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë të një 40-vjeçari të dënuar nga Gjykata e Apelit të Venecias me 11 vjet e 1 muaj burgim. Ai është dënuar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi dhe mbajtja e dokumenteve të rreme”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 15 ditë burgim. “I dënuar në Itali, me 11 vjet e 1 muaj burgim, kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari. Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit i DVP Durrës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe...
Burimi:
javanews.al