I biri vrau ish vjehrrin, prindërit e autorit e marrin në telefon, RENEA në kërkim të tij
Babai i Nertil Buzit, 35-vjeçarit që dyshohet se vrau ish-vjehrrin Arben Plaka dhe plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka në fshatin Vidhisht të Roskovecit, është shfaqur i tronditur pas ngjarjes së rëndë. Gjatë një interviste për Top Channel, ai ka tentuar të kontaktojë me telefon djalin e tij, por telefoni ishte i fikur. Gjatë intervistës ishte gazetari ai i cili i dha informacionin se djali i tij kishte liruar vajzën që mbante peng pas ngjarjes dhe se po zhvillonte negociata me policinë për dorëzimin e tij./Top Channel
Burimi:
ntv.al