I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në GJKKO

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur paraditen e së martës në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) për seancën e radhës gjyqësore për dosjen në ngarkim të tij. Kristian Shkreli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, pasi dyshohet se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit bleu vota për subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë. Nga hetimet e SPAK është evidentuar se Kristian Shkreli ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, në mbështetje të PSD-së, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe duke u kërkuar banorëve të kësaj zone votimin për subjektin politik të preferuar prej tij, Partinë Socialdemokrate...