Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë
Prej 5 gushtit kanë hyrë në fuqi masat e ashpërsuara në kodin rrugor. I miratuar në parlament në muajin qershor, ndryshimet në kodin rrugor parashikojnë heqje përgjiothmonë të patentës për të gjithë atë drejtues që kapen herën e dytë me përdorim alkooli në timon. Kur drejtuesi i automjetit konstatohet me një vlerë alkoolike më të lartë se 0,5 gram për litër (g/l) në gjak dhe ky drejtues është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur, në rast përsëritjeje, merret masa e heqjes së lejes së drejtimit përgjithmonë. Drejtuesit e mjetit që bëjnë gara shpejtësie duke sjellë rrezik serioz për përdoruesit e rrugës, sidomos në zonat urbane, përfshirë manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa...
Burimi:
javanews.al