Humbën jetën në aksident/ Të afërmit e dy fëmijëve ndezin qirinj para Bashkisë Durrës në shenjë proteste…

Humbën jetën në aksident/ Të afërmit e dy fëmijëve ndezin qirinj para Bashkisë Durrës në shenjë proteste…

Të afërm të dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur ditën e diel, dolën këtë të martë në shenjë proteste para Bashkisë Durrës. Të gjithë bashkë, ata kanë ndezur qirinj për dy jetët e humbura, ndërsa nuk kanë munguar akuzat ndaj autoriteteve lokale për mungesën e sinjalistikave në rrugë apo vendeve të posaçme për të luajtur fëmijët. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës, ndërsa dy fëmijët e mitur u përplasën nga një makinë e cila drejtohej nga një i dehur. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur rëndë edhe një 8-vjeçar.