Hita, porosi efektivëve në Kukës e Dibër: Fokus te siguria në shkolla, rrugë dhe sezoni turistik

Hita, porosi efektivëve në Kukës e Dibër: Fokus te siguria në shkolla, rrugë dhe sezoni turistik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi takime me strukturat e Policisë në Kukës dhe Dibër, si dhe me Policinë Kufitare dhe Migracionit në këto qarqe, ku u diskutuan prioritetet kryesore të punës policore për periudhën aktuale. Gjatë takimeve, në fokus ishin sezoni turistik, siguria në shkolla, siguria rrugore, parandalimi i zjarrvënieve, si dhe forcimi i reagimit dhe performancës së shërbimeve policore në terren. Drejtori Hita kërkoi disiplinë të lartë në punë, komunikim më të mirë me qytetarët dhe trajtim në kohë të çdo problematike të raportuar. Ai theksoi rëndësinë e goditjes së paligjshmërisë në disa fusha, përfshirë armëmbajtjen pa leje, shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave, kultivimin e bimëve narkotike, dhunën në familje, lojërat e fatit, krimet mjedisore, ekonomike dhe ato...