Hita paralajmëron “furtunë” në polici: Do largojmë çdo efektiv të korruptuar
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë sot një mesazh të fortë gjatë një takimi në Sarandë, pas arrestimeve të disa drejtuesve dhe punonjësve të policisë të dyshuar për favorizim të ndërtimeve pa leje. Hita u shpreh se askush nuk është mbi ligjin dhe se uniforma e Policisë së Shtetit nuk do të përdoret kurrë si mburojë për paligjshmërinë. Theksoi se është i vendosur të largojë nga radhët e policisë çdo punonjës që bashkëpunon me shkelësit e ligjit, pavarësisht gradës apo funksionit që mban. Sipas tij, arrestimi i efektivëve në një nga komisariatet më të rëndësishme të vendit është një ngjarje e rëndë që cenon besimin e qytetarëve te shteti dhe drejtësia. “Kur një punonjës policie apo agjencie ligjzbatuese devijon nga...
Burimi:
javanews.al