Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura
Gazetari Igli Çelmeta, dha detaje mbi grabitjen e sotme në Kamëz, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur hynë në një bizhuteri dhe pasi grabitën dyqanin, u larguan me një motor. “Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës, rreth orës 13, kur dy persona me motor, me skafandër, të armatosur, me një armë zjarri tip kallashnikov, futen brenda në ambientet e bizhuterisë dhe pasi, nën kërcënimin e armës, marrin bizhuteritë, të qetë hipin në motor dhe më pas largohen në drejtim të paditur. Menjëherë janë lajmëruar shërbimet e Komisariatit të Kamzës, janë sekuestruar kamerat e sigurisë, por deri në këto momente nuk janë identifikuar ende autorët e kësaj ngjarjeje”, tha Çelmeta. Ai pati kritika edhe për policinë: “Ajo që më bën përshtypje është fakti...
Burimi:
javanews.al