Grabitja në Kamëz/ Momenti kur autorët futen brenda argjendarisë, thyejnë xhamat dhe marrin bizhuteritë
Vizion Plus ka siguruar pamjet e grabitjes së argjendarisë në Kamëz. Nga videoja shihen dy persona të maskuar, duke hyrë me shpejtësi në biznes dhe duke marrë bizhuteri nën kërcënimin e armës. Njëri prej autorëve shihet me një armë, të ngjashme me kallashnikovin, ndërsa tjetri përdor një çekan për të thyer xhamat e banakut të argjendarisë. E gjithë ngjarja ka zgjatur vetëm pak sekonda. Në momentin që autorët futen në dyqan, shitësja që ndodhej në pjesën e pasme mbyll derën për të shmangur përballjen me grabitësit.
Burimi:
vizionplus.tv