Grabitja e argjendarisë në Kamëz, autorët morën bizhuteri me vlerë 7 milionë lekë
Të tjera detaje janë bërë publike ditën e sotme në lidhje me grabitjen e argjendarisë një ditë më parë (16 maj) në zonën e Kamzës. Raportohet se vlera e bizhuterive të grabitura përllogaritet të jetë rreth 7 milionë lekë. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, kur dy persona të maskuar dhe të armatosur futen në argjendari duke marrë sende me vlerë dhe më pas u larguan. Nderkohe kamerat e sigurisë kanë zbuluar itinerarin e autorëve, ndërsa Policia e Tiranës vijon kontrollet dhe verifikimet për identifikimin e tyre. Autorët janë larguar menjëherë pas grabitjes në drejtim të Zallherrit, duke lëvizur me motor dhe gjithmonë të maskuar në çdo sekuencë filmike të pamjeve të kamerave të siguruara. Në një moment ata kanë rrëshqitur dhe janë rrëzuar me...
Burimi:
kohajone.com