Grabitet një taksist në Lezhë, dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Lezhës. Duke iu referuar burimeve nga policia, gazetari Elvis Hila raportoi për RTSH se ka qenë vetë taksisti që ka bërë kallëzim në polici duke treguar se dy persona e kishin dhunuar dhe grabitur. Sipas dëshmisë, dy autorët i kanë zënë pritë dhe me dhunë i kanë marrë sendet personale si dhe një shumë parash. Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Policisë janë vënë në lëvizje, duke nisur veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
Burimi:
javanews.al