Grabitet biznesi në Elbasan, publikohen pamjet e vjedhjes

Grabitet biznesi në Elbasan, publikohen pamjet e vjedhjes

Dy persona të maskuar kanë vjedhur një tabakino në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik. Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë marrë rreth 500 mijë lekë të vjetra, si dhe paketa cigaresh. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Pas vjedhjes, autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa deri më tani mbeten të paidentifikuar. Burime paraprake bëjnë me dije se policia po has vështirësi në hetim, pasi zona ku ndodhi grabitja nuk është e mbuluar me kamera sigurie. Deri në këto momente, policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.