Gjyqi politik ndaj Metës/ Blushi: Proces aspak transparent, s’ka asnjë provë e fakt penal!
Një seancë e tensionuar dhe me dyer të mbyllura ka shoqëruar procesin gjyqësor të zhvilluar së fundmi ndaj ish Presidentit, Ilir Meta, me akuza të forta për mungesë transparence dhe cenim të lirisë së fjalës. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediet jashtë dyerve të GJKKO, denoncoi ashpër vendimin e gjykatës për të ndaluar praninë e mediave, filmimet dhe fotografimet, duke e cilësuar këtë si një akt arbitrar që mban larg syrit të publikut një proces me interes të lartë. Sipas tij, procesi është zhvilluar në kushte të një censure të plotë, ku nuk janë lejuar më shumë se 10 deri në 15 persona në sallë. Kjo qasje, për zyrtarin e PL, është shkelje flagrante e të drejtave...
Burimi:
syri.net