Gjyqi ndaj Laert Haxhiut mbledh reperat shqiptarë/ Pas NOIZY-t, GJKKO kërkon edhe dëshminë e CLLEVIO-s

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut mbledh reperat shqiptarë/ Pas NOIZY-t, GJKKO kërkon edhe dëshminë e CLLEVIO-s

Në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar këtë të mërkurë seanca e radhës ndaj Laert Haxhiu, ku trupa gjykuese vendosi të thërrasë edhe disa dëshmitarë të tjerë për procesin. Mes emrave të thirrur është edhe Kleviol Ahmeti, këngëtari lushnjar i njohur si Cllevio. Gjykata caktoi seancën e ardhshme më 28 maj, në orën 14:00, ku pritet të vijojë administrimi i dëshmive dhe provave në kuadër të procesit gjyqësor. Ndërkohë, reperi Rigels Rajku (NOIZY) nuk u paraqit në seancën e sotme. Për këtë arsye, GJKKO vendosi rinjoftimin e tij për seancën e ardhshme./Raportoi: Gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj