Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht
Gjykata e Posaçme shtyn për më 21 korrik procesin ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe të akuzuarve të tjerë. Më herët, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kishte kërkuar që shqyrtimi gjyqësor të shtyhej deri në 31 gusht, kur asaj i përfundonte leja e lindjes, por Gjykata e refuzoi këtë kërkesë. Vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë dhe përfaqësohej nga avokati i tij. Gjatë seancës, përmes mbrojtësit ligjor, Ajola Xoxa i ka kërkuar gjykatës shtyrjen e çështjes dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor deri në përfundimin e periudhës së përcaktuar në një raport mjekësor që ka paraqitur, pas lindjes së fëmijës. Sipas kërkesës së depozituar në gjykatë, Xoxa argumenton se dëshiron të jetë personalisht e pranishme në proces për të garantuar një mbrojtje...
Burimi:
javanews.al