Gjykata lë në burg shefin e Komisariatit të Sarandës dhe një inspektor, “arrest shtëpie” për 2 efektivët e tjerë
Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për katër drejtuesit e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas një seance që zgjati rreth shtatë orë. Me kërkesë të Prokurorisë, gjyqtari Shkëlzen Liçaj vendosi “arrest me burg” për 30 ditë ndaj Gëzim Bashllarit dhe Robert Cullajt, ndërsa për Ajdin Islamajn dhe Andi Duron caktoi masën “arrest në shtëpi”. Prokuroria kishte kërkuar 45 ditë burg për Bashllarin dhe Cullajn, me argumentin se do të paraqiten prova shtesë. Ndërkohë, avokatët kundërshtuan akuzat dhe kërkuan lirimin e tyre, duke i cilësuar arrestimet të paligjshme dhe të pambështetura në prova. Katër drejtuesit e policisë kanë mohuar akuzat.
Burimi:
vizionplus.tv