Gjykata e Lartë zbut masën e sigurisë ndaj Mirlinda Karçanajt

Gjykata e Lartë zbut masën e sigurisë ndaj Mirlinda Karçanajt

Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila po hetohet nga SPAK në lidhje me dosjen e abuzimeve me fondet e institucionit. Me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën “arrest në shtëpi”, duke caktuar ndaj Karçanajt masat më të lehta të sigurisë: “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Sipas vendimit, Mirlinda Karçanaj nuk do të lejohet të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, ndërsa është urdhëruar të paraqitet pranë policisë gjyqësore çdo të martë të parë dhe të tretë të muajit, në orën 10:00. Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin nr. 4 (87-2026-50), datë 05.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e...