Gjykata e Lartë rrëzon rekursi e Fatime Kryemadhit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursi e Fatime Kryemadhit

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e paraqitur nga Fatime Kryemadhi, mamaja e Monika Kryemadhit. Kolegji Penal ka vendosur që ajo të gjykohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Kryemadhi kishte kërkuar ndarjen e çështjes dhe shpalljen e moskompetencës së GJKKO-së, me argumentin se nuk është subjekt i posaçëm dhe se dosja duhej t’i kalonte për gjykim Gjykatës së Tiranës. Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin e saj me 5 vite shërbim prove.