Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

Gjykata e Durrësit vijon të funksionojë në kushte alarmante infrastrukture dhe sigurie, pavarësisht rritjes së volumit të çështjeve pas hartës së re gjyqësore. Analiza vjetore e vitit 2025 evidenton mungesë sallash, ambiente të amortizuara dhe standarde minimale sigurie, deri në pikën që një pjesë e gjykimeve zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve, ndërsa palët në konflikt ndajnë të njëjtat korridore brenda godinës. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës sërish, si një problematikë e adresuar ndër vite, përballet me mungesë të theksuar infrastrukture dhe sigurie, pavarësisht volumit të lartë të çështjeve që trajton, shkruan A2. Sipas analizës vjetore 2025, gjykata operon në dy godina të ndara Seksioni Penal dhe Seksioni Civil, si dhe Zyra e Shërbimit Kavajë në kushte që cilësohen “jashtë...